E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana-Vllaznia, dueli për kreun vazhdon në distancë

Edhe pse ende vazhdon
jehona e gafave në ndeshjet
çerekfinale të Kupës
së Shqipërisë, që sot pret kapitullin
tjetër, atë të vendimit të
Komisionit të Apelit, vëmendja
e opinionit sportiv do të jetë e
përqendruar te Kategoria Superiore,
që do të luajnë sot edhe
ndeshjet e javës së 25-të. Kjo javë
ofron përballje interesante për dy
bashkëkryesueset e deritanishëm
të sezonit, Tirana e Vllaznia (të
dyja me nga 45 pikë), të cilat do
të synojnë fi toret para publikut të
tyre. Kryeqytetasit do të presin në
shtëpinë e tyre Apoloninë e uritur
për pikë, që do ta ndihmonin të
bënte ndonjë hap përpara drejt
shmangies nga grupi i fundit të
tabelës. Por bardheblutë e dinë
mirë se tani është koha kur nuk
lejohen hapat fals, kështu që sot
kanë shansin të fi tojnë 3 pikë të
konsideruara të lehta në letër dhe
të shpresojnë që rivalët shkodranë
t‘u bëjnë dhe një tjetër gabim.
Vllaznia, e cila tashmë do të ketë
edhe shërbimin e sulmuesit Vioresin
Sinani, do të zbresë në "Loro
Boriçi" përballë Flamurtarit me
një synim të vetëm: fi toren. Optimizmi
për realizimin e këtij
objektivi është i madh në radhët
e kuqebluve. Tirana dhe Vllaznia
duelojnë në distancë për kreun,
ndërsa Dinamo do të kërkojë të
mos u largohet atyre duke gjetur
rrugën e rikthimin te fitoret.
Por do ta kenë të vështirë përballë
Elbasanit, i cili pozicionohet
pranë zonës së rrezikshme. Sfi da
që do të luhet sot në kryeqytet
propozohet si një nga më interesantet
e kësaj jave. Aspak për
t‘u nënvlerësuar edhe përballja
Besa-Teuta në Kavajë. Të dy
këto ekipe rivalizojnë ashpër me
njëri-tjetrin në tabelë dhe sfi da
e sotme shikohet si një mundësi
për t‘u sistemuar në një pozicion
më komod në tabelë. Partizani
do të kërkojë të marrë pikë në
Peqin, por përballë vendasve,
që kanë objektiv një vend për në
Evropë, gjithçka duket edhe më e
vështirë. Ndërsa Lushnja e Bylisi
do të luajnë "derbin" e fundit të
tabelës, pasi diferenca mes tyre
në vendet përkatëse 12 dhe 11
është prej vetëm një pike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›