E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beqja: Qeveria vazhdon të shkelë legjislacionin e pensioneve

Socialistët risollën në vëmendje shkeljen e përsëritur, që qeveria e Sali Berishës i bën legjislacionit të pensioneve. Nënsekretari për programin, Ilir Beqja, konstatoi se është kjo qeveri, që në mënyrë të përsëritur, nuk ka zbatuar afatet e indeksimit të pensioneve. "Është kjo qeveri, që në mënyrë të përsëritur nuk u jep çfarë u takon ish-ushtarakëve", tha ai. Teksa këmbënguli se kjo qeveri, në mënyrë të përsëritur, nuk indekson siç janë përcaktimet ligjore, trajtimin e veçantë të ish-minatorëve. Beqja insistoi se kanë kaluar 11 muaj të vitit 2008 dhe qeveria e Sali Berishës nuk po i zbaton detyrimet e përcaktuara në nenet 32 dhe 59 të ligjit Nr. 7703 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë". "Mosmiratimi i koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve, cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë të mbi 6 mijë pensionistët e qytetit, të dalë rishtazi në pension prej 1 janari 2008", u shpreh Beqja. Kështu, vijoi ai, qeveria e Sali Berishës, e pashembullt në pa përgjegjshmërinë e vet dhe kampione e paaftësisë, përveçse për 40 muaj nuk ishte e aftë ta përmirësojë nivelin e jetesës së pensionistëve dhe nuk u jep këtyre të fundit as çfarë u njeh ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›