E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, ja sa do të fitojë te Korinthians

Ronaldo do të fitojë një shumë të përafërt me 127 mijë euro në muaj në klubin e tij të ri, brazilianët e Korinthians. Por këto nuk janë përfitimet e vetme, pasi kësaj rroge bazë do t‘i shtohen edhe fitime të tjera, sidomos në lidhje me shitjen e imazhit përmes bluzave, topave dhe të reklamave. Shifrat janë bërë të njohura nga vetë klubi i qytetit të "San Paolo". Ai që ka dalë para mediave për të bërë publike kontratën, ka qenë pikërisht drejtori i marketingut i klubit të Korinthiansit, Luis Paulo Rosenberg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›