Platini: Euro 2012, ndoshta vetëm në Poloni
Një farë sinjali ishte dhënë në të kaluarën, por tashmë ka mbërritur një konfirmim i rëndësishëm. Ka një problem substancial për organizimin e Kampionatit Evropian 2012, i shkaktuar nga vonesat e punimeve të parashikuara në Ukrainë. Për konfirmimin e vështirësive u deshën deklaratat e Mishel Platini, presidentit të UEFA-s: "Nëse nuk do të mundemi të arrijmë të përfundojmë stadiumin kombëtar, po mundohemi të studiojmë mundësinë e zhvillimit të kampionatit Evropian vetëm në Poloni".