Guardiola: Reali nuk mundet 5-0
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, predikon kolektivitet para sfidës me Realin. "Nuk mund ta mohoj se për shumë, kjo është një superndeshje, pohon Guardiola, por ndeshja fillon 0-0 dhe është përballja e parë sezonale mes dy skuadrave. Ata janë kampionët në fuqi dhe vijnë për të mbrojtur titullin, që ne duam të fitojmë. Kampionët nuk munden 5-0. Realitet është se sot luajmë ndaj kampionëve. Mungesa të shumta te Reali? Në këto rrethana kam akoma dhe më shumë respekt, pasi nuk ka lojtarë të nivelit të dytë te Reali apo te Barcelona".