E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Qeveria socialiste jo shpërblim pensionistëve

“Partia Demokratike thekson se këto trillime të ulëta janë të denja vetëm për Edvin Ramën dhe grupin që ai kryeson, pasi shqiptarët e dinë fare mirë se qeveria socialiste në 8 vite ka dhënë vetëm një shpërblim për pensionistët dhe ai ka qenë 3.5 mijë lekë për pensionistët në qytet dhe 1.5 mijë lekë për pensionistët në fshat”, deklaroi zëdhënësja, Erla Mëhilli, në konferencat e saj të përditshme. Ajo shtoi se “grupi i bllokmenëve milionerë në krye të Partisë Socialiste mund të ketë cdo lloj interesi në këtë botë përvec interesave sociale pasi në traditën e paraadhësve të tyre ata të varfërit i duan vetëm për ti varfëruar më tej”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›