E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: “Berisha nuk po orienton vendin drejt BE-së”

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste kritikon kryeministrin Sali Bereisha dhe Qeverinë e tij, lidhur me politikat ndaj biznesit. Nënsekretari për Programin Politik në selinë rozë, Ilir Beqja, pohoi dje se u bënë 10 ditë që Kryeministri i vendit vijon të provokojë sipërmarrësit shqiptarë bazuar në një raport të fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2009”. Por sipas tij, ky raport nuk mat dhe nuk vlerëson sigurinë e mjedisit, cilësinë e zbatimit të ligjeve dhe rregullave, cilësinë e funksionimit të institucioneve duke përfshirë dhe efiçencën dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, cilësinë e infrastrukturës, mundësinë e bizneseve për të gjetur fuqi punëtore të kualifikuar, mundësinë e bizneseve për të qenë aktorë në një mjedis ku ka konkurrencë të ndershme. “Të dhënat e publikuara nga anketimi i bizneseve, tregojnë që problemi kryesor i pjesës më të madhe të bizneseve në Shqipëri nuk është numri i ditëve për t u regjistruar, por garancia për të funksionuar në një treg me rregulla dhe konkurrencë të ndershme. I kujtoj Kryeministrit që çatia ku shohin dhe duan të prekin shqiptarët nuk është Azerbajxhani, Kirgiztani, Kolumbia apo Burkina Faso, por është Bashkimi Evropian”, - tha Beqja.

Ky lajm është publikuar: 24/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›