Komisioni Evropian, 1.7 milion euro Shqipërisë
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Evropian vë në dispozicion 1.7 milion euro për përmirësimin e Lëvizjes së Lirë të Mallrave mes Shqipërisë dhe BE-së. Këto projekte, të cilat u prezantuan dje gjatë një ceremonie të veçantë, ku ishte i pranishëm ambasadori Lohan, shef i Delegacionit të Komisionit Evropian, do ta ndihmojnë Shqipërinë të përfitojë nga mundësitë që i ofrohen nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Zyra për shtyp e përfaqësisë së KE-së në Shqipëri bën të ditur se 800.000 euro janë caktuar për të mbështetur aktivitete të akreditimit, standardeve dhe certifikimit në formën e ndihmës për Drejtorinë e Akreditimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit. Kurse një fond tjetër shtesë prej 900.000 eurosh adreson çështje të Rregullave Teknike, Mbikëqyrjes së Tregut dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në formën e ndihmës për Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për Shoqatën e Konsumatorëve Shqiptarë si edhe për Inspektoratin e Përgjithshëm Teknik. Projektet do të vazhdojnë për një periudhë 2-vjeçare. “Lëvizja e lirë e mallrave është një nga shtyllat kryesore të tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian. Projektet që u prezantuan këtu, ndihmojnë Shqipërinë të përgatitet për pjesëmarrje në tregun e brendshëm dhe u japin shtysë të gjithë operatorëve ekonomikë që dëshirojnë t i shfrytëzojnë mundësitë që u ofrohen nga masat tregtare të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, - tha Lohan. Sipas Komisionit Evropian, falë këtyre projekteve, autoritetet shqiptare do të përftojnë nga ngritja e kapaciteteve e trajnimeve, dhe do të marrin ndihmë për të bashkërenduar legjislacionin shqiptar sipas atij të Bashkimit Evropian në fushën e infrastrukturës cilësore. Pritet që në fund të projekteve, 80% e standardeve evropiane të jenë përvetësuar në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008