LSI votë kundër projektligjit të SHKB-së dhe Aministratës Gjyqësore
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim është kundër dy projektligjeve, atij për Administratën Gjyqësore dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, pasi sipas saj, synojnë të vënë nën kontroll strukturat e shtetit dhe të eliminojnë pavarësinë e tyre. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, pohoi dje se këto dy drafte janë të papajtueshëm, antiligjor dhe antikushtetues në aspektin ligjor dhe antidemokratik në aspektin politik. “Të dy projektligjet janë pjesë e "marshimit të madh" të Berishës për të pushtuar strukturat e shtetit, për të vënë ato në kontroll të plotë dhe për t i kthyer në vegla shumëpërdorimshme të qëllimeve të tij uzurpuese dhe eliminimit të pavarësisë së tyre”, - tha dje Braho. Sipas tij, disa nga dispozitat e ligjit "Për administratën gjyqësore", veçanërisht ato që i japin kompetenca të plotfuqishme kancelarit dhe sekretarëve në gjykata, prekin rëndë pavarësinë gjyqësorit dhe shprehin hapur qëllimet e ministrit të Drejtësisë për të mbërthyer e kontrolluar me mekanizma administrativë pavarësinë e sistemit të organeve të drejtësisë. Braho theksoi se këto qëndrime të Alibeajt janë si pasojë e lëshimeve që Partia Socialiste bëri gjatë miratimit të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor”. “Së dyti, ne kundërshtojmë me forcë edhe projektligjin për "SHKB –në", duke e konsideruar atë jo si ligj të kontrollit të brendshëm të ministrisë, por si ligj i kontrollit të Berishës mbi Policinë e Shtetit”, - tha Braho, ndërsa e krahasoi draftin me platformën e Byrosë Politike për Sigurimin e Shtetit. “Këto janë disa nga arsyet që Grupi Parlamentar “E Majta për Integrim” kundërshton dhe do të kundërshtojë hapur dhe me forcë miratimin e këtyre dy projektligjeve antidemokratike”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008