Krijohet Federata Shqiptare e Sportit për të Gjithë
Autori i Lajmit: red.
Deri në vitin 2012 mbi 10 për qind e popullsisë së vendit duhet të merret me sport. Ky është objektivi i Federatës Shqiptare të Sportit për të Gjithë, krijimi i së cilës u prezantua të premten në një konferencë për shtyp në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në kryeqytet. Zv/ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia, theksoi në prezantimin e kësaj federate të re se “lëvizja sportive sot ka marrë përmasa shumë të mëdha. Brenda saj aktivizohen më shumë njerëz se në çdo lëvizje tjetër dhe ajo jep një kontribut të madh në kujdesin për shëndetin dhe zhvillimin social, unitetin dhe krenarinë kombëtare”. Sipas tij, “falë punës së Drejtorisë së Sporteve pranë MTKRS-së, federata e sapokrijuar është bërë pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Sportit për të Gjithë”. Presidenti i kësaj Federate, Suat Jegeni, duke bërë të ditur synimin që deri në vitin 2012 rreth 10% e popullsisë shqiptare duhet të merret me sport, tha se "kjo mund të arrihet vetëm në sajë të bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse, MTKRS-së dhe KOKSH-it, si dhe të federatave të tjera sportive". Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Hysen Domi, duke përshëndetur krijimin e kësaj federate të re, shprehu mbështetjen e plotë të KOKSH-it në veprimtarinë e saj dhe realizimin e synimeve për të cilat është krijuar.
Refik Halili dhe Rezart Taçi konfirmojnë miqësoren Tirana-Milan
Tirana do të presë më 14 tetor në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", në një ndeshje miqësore, ekipin e Milanit (Itali). Klubi me më shumë trofe në Evropë, Milani, do të vijë në Shqipëri falë një marrëveshjeje të nënshkruar disa ditë më parë në Itali nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, dhe Presidenti i kompanisë Taçi Oil , Rezart Taçi. Presidenti i “Taçi Oil”, Rezart Taçi, së bashku me presidentin e klubit "Tirana", Refik Halili, konfirmuan të premten në një konferencë shtypi në hotel "Rogner" miqësoren mes Milanit dhe Tiranës më 14 tetor. “Kjo është një mundësi e madhe e ekipit tonë për të luajtur ndaj këtij klubi të madh. Lojtarët tanë do të angazhohen në maksimum për të bërë një paraqitje dinjitoze ndaj kampionëve të Milanit”, - theksoi presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ndërsa presidenti i "Taçi Oil", Rezart Taçi, u shpreh se kjo miqësore me Milanin vjen pas një rritjeje që ka pasur futbolli shqiptar këto vitet e fundit”.
Në tetor sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësi të shohin idhujt e tyre. Inzagi, Maldini, Ambrozini, Sedorf janë vetëm disa nga yjet e Milanit që pritet të luajnë ndaj Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008