Beqja: Buxheti, 9.9 miliardë lekë më pak
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja deklaroi dje të ardhurat në Buxhetin e Shtetit janë 9.9 miliardë lekë më pak. "Në katër muajt e parë të vitit 2010 deficiti në mbledhjen e të ardhurave tatimore është rreth 9,9 miliardë lekë. Të ardhurat në total janë rritur me 3.1 %, ndërsa inflacioni 4 mujor është 4 %. Të ardhurat tatimore janë rritur 1.5 %. Rritja është 2 herë më e vogël se inflacioni", tha Beqja. Në konferencën për shtyp, deputeti i PS-së shtoi se "individët kanë shtrënguar rripin, biznesi i vogël e familjar vuan, korporatat fitojnë më pak dhe investojnë më pak në makineri e pajisje, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se ekonomia do të jetë më keq se një vit më parë. Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 4 muajt e parë të vitit 2010".