E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita në Kuvend, sot në Komisionin e Jashtëm



Deputetët e opozitës pritet të marrin pjesë rregullisht, duke filluar nga sot, në punimet e Kuvendit. Në agjendën e punimeve sot është parashikuar të mblidhet Komisioni i Jashtëm si dhe Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Pritet që në këto komisione të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës. Ndërkaq pritet që Grupi Parlamentar i PS-së të caktojë nënkryetarët e Komisioneve të përhershëm si dhe dy krerët e komisioneve që do drejtohen nga opozita, ai i Integrimit Evropian si dhe komisioni për Edukimin dhe Media. Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin do të ketë sot në agjendë vijimin e diskutimit për projektligjin "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë". Komisioni për Politikën e Jashtme do të ketë në rend dite dy projektligje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›