E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beqja: KLSH pohoi se buxheti i vitit 2009 u keqpërdor për fushatë elektorale Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja

Partia Socialiste vlerësoi sot se KLSH pohoi se buxheti i vitit 2009 u keqpërdor për fushatën e pushtetit. Në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist, Ilir Beqja tha e Partia Socialiste, në mënyrë të përsëritur ka denoncuar, duke provuar me fakte, se buxheti i shtetit i vitit 2009 u vu fund e krye në shërbim të deformimit të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009. “Së fundi, me deklarimet dhe denoncimet tona është bashkuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në raportimin zyrtar për kontrollin e zbatime të buxhetit të vitit 2009, KLSH zbulon se nga kontrollet e ushtruara është konstatuar një dëm efektiv ekonomik prej 74 milionë dollarë”, deklaroi Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›