E Diel, 1 Nëntor 2026

Pittella takim me Topallin: Parlamenti Evropian favorizon dialogun në Parlament Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi sot një takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, të cilit i kërkoi mbështetje për heqjen e vizave në PE, por edhe përmes influencës së tij në raportet më përfaqësues të lartë të politikës evropiane. Pittella i tha Kryetares së Kuvendit se garanton përkrahjen dhe influencën e tij personale gjatë procesit të heqjes së vizave por dhe në përshpejtimin e proceseve integruese. Gjatë bisedimeve, dy personalitet diskutuan edhe për situatën aktuale politike në Shqipëri. “Askush më shumë se unë si Kryetare e Kuvendit, nuk është i interesuar të shohë opozitën të jetë pjesë e veprimtarisë së plotë të parlamentit. Parlamenti është vendi i dialogut, i negociatave dhe kompromiseve”, u shpreh Topalli. Ajo tha se shpreson që deputetët e opozitës të bëhen pjesë, jo vetëm e transparencës së zgjedhjeve më të mira e të ndershme të realizuara në Shqipëri, por mbi të gjitha të luajnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në debatet për ekonominë, shëndetin, arsimin, rrogat e pensionet. Nga ana e tij zëvendëspresidenti i PE-së, tha se “Parlamenti është shtëpia e të gjithëve dhe ne favorizojmë dialogun në parlament”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›