E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Shqipërisë: Të ringrihet Teatri Kombëtar i Humorit dhe Satirës Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Qeveria kërkoi sot ringritjen e Teatrit Kombëtar të Humorit dhe Satirës. Kërkesa është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, i cili theksoi se në vend që ai që quhej teatri i estradës të lartësohej në një teatër komedie dhe satire, sot nuk funksionon më, ndonëse në memorien e qytetarëve mbahen mend artistë të shkëlqyer e të dashur në interpretimin e këtyre veprave, por atyre iu zhduk skena. “Por ka një fushë, fati i së cilës është i dhimbshëm dhe kjo fushë është komedia dhe satira shqiptare. Në fondin e letërsisë shqiptare, që nga Rilindja e gjer në sot, këto kanë qenë fusha të lëvruara. Në letërsinë shqipe ka kryevepra të komedisë dhe satirës”, tha Berisha. Sipas tij, në memorien e qytetarëve mbahen mend artistë të shkëlqyer e të dashur në interpretimin e këtyre veprave, por atyre iu zhduk skena. Kryeministri tha se në vend që ai që quhej teatri i estradës të lartësohej në një teatër komedie dhe satire, nuk funksionon më. “Ndaj zoti ministër, të gjendet salla, t’i jepet një karakter kombëtar teatrit dhe jo lokal, pasi nëse do t’i jepnim karakter lokal sërish do ta ‘hante’ betoni dhe të përcaktohen stimuj, në mënyrë që të rindërtohet ai, pasi, faktikisht, përveçse përpjekjeve të disa televizioneve që janë për t’u lavdëruar, ndonëse edhe ata nuk i lënë mesazhet, ekrani nuk e zëvendëson skenën. Ne duhet të ringremë Teatrin Kombëtar”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›