Rama në PSE: Kërkoj mbështetje për liberalizimin e vizave për shqiptarët Kryetari i PS, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, theksoi sot vullnetin dhe kërkesën e PS për t’u realizuar sa më parë liberalizimi i vizave me Shqipërinë. Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e PES për Ballkanin me temë “ Shoqëritë Progresiste në Ballkan”, e cila zhvillohet në datat 30-31 mars në Sarajevë, kryesocialisti ka kërkuar mbështetje për vendin tonë për anëtarësim evropian. “Në këtë konferencë mendoj që është rasti për të kërkuar mbështetje për mundësimin e udhëtimit të lirë nëpër Evropë pa viza për ne, ashtu si dhe për të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës apo dhe të këtij rajoni”, u shpreh Rama.