E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: “Ministri Bode mohon krizën ekonomike të vendit”



Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka deklaruar se ministri i Financave, Ridvan Bode vazhdon të fshehë të vërtetën e hidhur të krizës ekonomike shqiptare. Sipas tij, deficiti në mbledhjen e të ardhurave për 6 muaj është 160 milionë dollarë.
“Thjesht duke krahasuar buxhetin fillestar 2010 me zbatimin 6 mujor të tij duken qartë këto fakte. Zoti Bode vazhdon të fshehë të vërtetën. Kjo është deklarata për rezultatet fiskale të 6 mujorit të parë të 2010. Për herë të parë në 10 vjet jepet fakti i 6 mujorit, por nuk jepet plani i 6 mujorit, nuk tregohet sa është % e mosrealizmit të tij”, - u shpreh Beqja. Deputeti bën me dije se në buxhetin fillestar, investimet janë 86 miliardë, ndërsa në projektbuxhetin që maxhoraca me votën e kartonave e kaloi ditën e hënë, këto investime ulen në 66 miliardë. Gjithashtu, ai tha se për 6 muaj nuk është shpenzuar asnjë qindarkë për kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë dhe për kompensimin e pronarëve.
“Nëse Bode nuk ishte autori i piramidave të 1997, ai ishte përgjegjësi kryesor që i vuri në gjumë shqiptarët. Nëse Bode nuk është autori i krizës aktuale ekonomike, ai është bashkëpërgjegjës për fshehjen e saj dhe për thellimin e saj. Ne e kemi deklaruar që nëntor 2009 që buxheti do të dështonte. Sot deklarojmë që edhe arnimet e tij do të dështojnë”, - u shpreh Beqja.

Hysi: “Votimi i hapur ndaj dekreteve presidenciale vë nën kontroll drejtësinë”

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi deklaron sërish se vota e hapur ndaj dekreteve te presidentit synon vënien nën kontroll të drejtësisë nga maxhoranca. Sipas saj, votimi i fshehtë për anëtarët e Institutit për Krimet e Komunizmit tregon dy standardet e maxhorancës. “Kemi theksuar edhe në seancë dhe në gjithë debatet tona se ky ndryshim u bë për të vënë në kontroll maxhorancën dhe në përgjithësi deputetët e Kuvendit se për kë do të votonin. Po të shikoni, institute të clat kanë rëndësinë e tyre në vështrimin e studimeve historike, përzgjedhja e kandidatëve bëhet me votim të fshehtë, ndërsa kur vjen fjala për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që kërkohen të jenë institucione të pavarura dhe ato janë nën presionin apo shantazhin e vendimeve politike. Votimi u bë i hapur dhe kjo tregon më së miri përpjekjen që pati maxhoranca për të vënë në kontroll sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese”, - tha Hysi.

22 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›