E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: “Unioni Ndërparlamentar, një shans i madh për promovimin e Shqipërisë”



Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, në cilësinë e zëvendëspresidentes së Unionit Ndërparlamentar, drejtoi seancën e pasdites së Konferencën Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që po mbahet në pallatin e OKB, në Gjenevë. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë konferencë, si një mundësi të jashtëzakonshme për të folur për progresin e Shqipërisë dhe veçanërisht për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rritur numrin e vendeve edhe nga Afrika, Amerika latine Azia etj. Proceset integruese të Shqipërisë dhe shteti i ri i Kosovës ishin kryefjalë të takimeve të shumta që, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi me homologë nga e gjithë bota. “Ishte një forum i jashtëzakonshëm, së pari për të folur për një Shqipëri që është e transformuar. qëllimi kryesor, për të cilin unë isha këtu, është edhe çështja e Kosovës, pavarësia e të cilës, është një realitet i pakthyeshëm. Unë e konsideroj një shans të jashtëzakonshëm, mundësinë për t’u takuar me një numër jashtëzakonisht të madh të kryetarëve të parlamenteve të të gjithë botës. Këtu ishin rreth 200 kryetarë parlamentarë nga 180 vende të botës. Pata mundësinë që të takoja ata kryetarë të atyre vendeve, që ne nuk kemi raporte aq të afërta. Padyshim ky është një shans që është shfrytëzuar dhe besoj se duhet të ketë një vijimësi, gjë që do e bëjmë së bashku me kolegët e tjerë dhe me institucionet e tjera shqiptare. Unë jam shumë e kënaqur për vetë faktin se, u fol për Shqipërinë, për këtë vend që ka pasur transformimin më të jashtëzakonshëm, në një kohë shumë të shkurtër dhe për paqen, që ka sjellë pavarësia e Kosovës në rrajonin tonë”, - është shprehur Topalli.

Berisha me grip, shtyhet mbledhja e qeverisë

Mbledhja e qeverësisë, e parashikuar të zhvillohej gjatë paradites së djeshme është shtyrë për t’u mbajtur një ditë tjetër. Shkak për këtë shtyrje të papritur ka qenë gjendja shëndetësore e kryeministrit Berisha, i cili mësohet sipas zëdhënëses për shtyp të qeverisë, Erla Mëhilli se është i sëmurë me grip. Sipas informacioneve më të fundit kryeministri Sali Berisha është i sëmurë me grip që prej dy ditësh. Mësohet se kryeministri Berisha është vizituar nga mjekët dhe po merr mjekime në shtëpi për një përmirësim të shëndetit të tij. Në fakt mungesa e kryeministri Berisha në daljet publike u vu re që prej fillimit të javës ku shefi i qeverisë nuk mori pjesë në seancën maratonë të Kuvendit ku u miratuan edhe ndryshimet në buxhetin për vitin 2010.

22 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›