Gjinushi: Referendumi vendoset nga Kushtetuesja
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi tha dje se, të drejtën për të legjitimuar referendumin popullor për Kushtetutën e ka vetëm Gjykata Kushtetuese.
"Kërkesat legjitimohen në Gjykatën Kushtetuese, është vetëm Gjykata Kushtetuese që shprehet për legjitimitetin ose jo të një kërkese, përsëri nuk i takon politikës të merret, politika ka vetëm një gjë - je dakord apo jo me çështjen e hedhur në referendum", tha Gjinushi. Këtë deklaratë kreu socialdemokrat e bëri gjatë një prononcimi për mediat. Gjinushi ripërsëriti qëndrimin e PSD-së për mbajtjen e referendumit, edhe pse ai nuk ishte prezent në mitingun e protestës së të shtunës, për shkak se ai ishte organizim i një force politike. Por kreu socialdemokrat kërkon një bashkim real të së majtës para zgjedhjeve të 2009. "Vlerësoj që e majta patjetër që ka nevojën e një bashkimi real dhe PSD, edhe njëherë thekson që është forca e vetme që ka qenë tepër konsekuente si faktor bashkimi i së majtës. Nëse të tjerët, bashkimin e kanë parë sipas koniunkturave, PSD e ka parë në interes të fitores të së majtës dhe jo thjesht në interes të saj. Ne dëshirojmë që të triumfojë kjo linjë e PSD, pra për një bashkim real parazgjedhor, një bashkim në favor edhe të partive përkatëse, por edhe në favor të alternativës më të mirë dhe jo bashkime koniunkturale; jo përdorim i çdo momenti apo çdo shkaku për t'u ndarë", tha Gjinushi.