E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Premtimi për pensionet, gënjeshtër e qeverisë

Nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, deklaroi dje se me projekt-buxhetin 2009, Kryeministri Berisha konfirmon mosmbajtjen e premtimeve. “Ka 10 ditë që Kryeministri i vendit ka filluar të joshë shqiptarët, duke deklaruar se çfarë do të bëjë në janar 2009 apo në maj 2009. E bën këtë gjë në panik elektoral, pasi e pa që shqiptarët refuzuan të pranojnë gënjeshtrat e tij për “bëmat” e 7 muajve të parë të vitit 2008, ashtu si edhe për rezultatet e 3 vjet qeverisjeje”, - tha ai. Beqja shtoi se “edhe pse pensionistët në qytet e dinë, sot, është koha t’i kujtojmë Kryeministrit Berisha se vetëm nën qeverisjen e tij ka ndodhur që në vitet 2006 dhe 2007 pensionet e qytetit të rriten 5 %. Edhe pse pensionistët në fshat e dinë, sot, është koha t’i kujtojmë Kryeministrit Berisha se vetëm nën qeverisjen e tij ka ndodhur që në vitin 2007 pensionet e fshatit të rriten të rriten 10 %”.

Nënsekretari për programin në PS shtoi se “rritja 10 dhe 20 % e pensioneve vitin e ardhshëm, konfirmon atë që kemi thënë që kur e premtoi, por edhe në mënyrë të përsëritur, se dyfishimi i pensioneve ishte një gënjeshtër e madhe dhe se do të mbetet një gënjeshtër e madhe”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›