E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roucek: Shqipëria po bën progres

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Libor Roucek, shprehet se Shqipëria po bën progres. Ai vlerëson se tepërmi punën e qeverisë, por edhe angazhimin e partive politike për kryerjen e reformave. “Të gjitha partitë politike ose të paktën subjektet kryesore partiake po punojnë bashkë për prioritetet e vendit, që janë anëtarësimi në NATO dhe në BE, ndaj për sa i takon këtij vendi, deri tani, progres është bërë”, - tha ai.

Roucek ia atribuon këtë progres qeverisë, ndaj i pyetur për këtë ai shton se “nuk është roli im që të influencoj në qeveri apo në parti politike, pasi më duhet të jem i drejtë dhe objektiv, nëse ka probleme t’i evidentojmë, e nëse ka suksese të vlerësojmë progresin. Pak rëndësi ka se kush është në qeveri për momentin, sepse në demokraci pas një periudhe ka zgjedhje e ndoshta një parti tjetër apo opozita mund të fitojë”. Pavarësisht vlerësimit se politika shqiptare po fokusohet në çështjet e integrimit evropian, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Roucek vlerëson se nuk është ende momenti për të kërkuar statusin kandidat. Sipas tij, qeveria dhe partitë duhet të vazhdojnë me të njëjtin ritëm në përmbushjen e detyra, pasi sipas tij, po u bënë të gjitha këto, të tjerat vijnë vetë. “E rëndësishme është që të vazhdohet puna me të njëjtin ritëm, të bëhen mirë detyrat e shtëpisë për Asociim-Stabilizimin, reformat ekonomike, politike, e luftën ndaj trafikut të qenieve njerizove”, - tha ai, ndërsa rekomandon të bëhen mirë detyrat, sepse të tjerat vijnë vetë. Eurodeputeti komplimenton progresin e bërë nga qeveria, duke shpresuar se nëse do ta ruajë karrigen e tij edhe pas procesit elektoral në PE, sërish do të zgjidhte Shqipërinë si raportues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›