E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Biberaj mbështet Mustafajn për kreun e PD-së së Tiranës



Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, njëkohësisht deputet i PD-së, Aleksandër Biberaj, deklaroi ditën e djeshme se do të mbështesë kandidaturën e Besnik Mustafajt për kreun e PD-së së Tiranës. Biberaj tha në deklaratën e tij se çmonte aktivitetin dhe përvojën politike të Besnik Mustafajt. “Vlerësoj aktivitetin politik të z. Mustafaj që nga krijimi i PDSH-së e deri më sot, sidomos në kryeqytet, konkretizuar kjo edhe me zgjedhjen e tij në mënyre të drejtpërdrejtë disa herë si deputet i Tiranës”, - tha Biberaj. Ndërkohë, Biberaj e ka konsideron kandidaturën e Mustafaj si një kandidaturë dinjitoze, me autoritet dhe reputacion për drejtimin e demokratëve të Tiranës, me qëllim fitoren e një mandati të dytë qeverisës nga ana e PD-së dhe e së djathtës. “Vetë formimi intelektual dhe qytetar i z. Mustafaj, si dhe karriera e tij e suksesshme politike dhe diplomatike, janë garancia më e mirë për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të demokratëve të Tiranës”, - deklaroi Aleksandër Biberaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›