Beqja: Qeveria dështoi me buxhetin social të vitit 2008
Sipas nënsekretarit të programit në Partinë Socialiste, Ilir Beqja qeveria Berisha është e dështuar në buxhetin e vitit 2008. Beqja deklaroi se qeveria e Sali Berishës i ka shkaktuar shqiptarëve mbi 270 milionë dollarë dëm me buxhetin e vitit 2008. Sot, ne i kërkojmë Sali Berishës që në 130 ditët që i kanë mbetur qeverisjes së tij të mos vazhdojë të shpërdorojë buxhetin e shtetit, sepse ai është buxheti i të gjithë shqiptarëve,- u shpreh nënsekretari i programit Beqja.
Ai u shpreh se edhe pse pensionistët janë shtresa më e pambrojtur e shoqërisë, edhe pse janë ata që janë goditur të parët nga shtrenjtimi i ushqimeve bazë, qeveria nuk arriti të shpenzojë për pensionistët 8,2 milionë USD nga programi i saj. Edhe pse viti 2008, vijoi Beqja shënoi rekordet më të errëta në shëndetësinë shqiptare, qeveria nuk arriti që nuk arriti të shpenzojë nga programi saj 7,8 milionë USD për të mbrojtur shëndetin e shqiptarëve. Edhe pse varfëria vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të shqiptarëve në çdo anketim të pavarur, edhe pse listat e familjeve që nuk paguajë dot ushqimet janë bërë tashmë blloqe, qeveria nuk arriti të shpenzojë nga programi i saj 3,4 milionë USD për zbutur varfërinë e shqiptarëve,- u shpreh Beqja. Gjithashtu, u shpreh Beqja edhe pse janë 140 mijë të papunë zyrtare në vend, edhe pse pagesa mujore e papunësisë është jo më shumë se 6,500 lekë, qeveria nuk arriti të shpenzojë 750 mijë dollarë nga programi i saj i pagesës së papunësisë. Për më tepër vetë zyrtarët e qeverisë pranojnë dështimin edhe atyre 2 milionëve dollarë të programeve të nxitjes së punësimit. Sipas tij,jemi i vetmi vend në botë që shpenzojmë për nxitjen e punësimit 50 herë më pak se sa shpenzojmë për ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie. Beqja deklaroi se në total, janë 21 milionë USD që qeveria nuk arriti të shpenzojë nga programi i saj social i vitit 2008. Këtyre 21 milionë dollarëve, sipas tij i shtohen edhe 100 milionë dollarë të munguar nga të hyrat fiskale, 100 milionë dollarë më pak investime nga buxheti i miratuar që në dhjetor 2007, dhe së fundi 50 milionë dollarë të identifikuar si shkelje dhe abuzime nga Kontrolli i Lartë i Shtetit vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2008
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1