PLL: Mbyllja e ratifikimit të protokollit të Shqipërisë në Nato, sukses i shqiptarëve
Partia Lëvizja e Legalitetit mbylljen e procesit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga të 26 vendet anëtare të kësaj aleance, e ka cilësuar si një sukses të madh për të gjithë shqiptarët. Ky përfundim sipas PLL, krijon mundësinë për anëtarësimin me të drejta të plota në takimin e ardhshëm të Aleancës në prill të këtij viti. Kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahia, gjatë një takimi me legalistët dhe simpatizantët e PLL,
në një nga nëndegët e saj në Tiranë, ka theksuar se ''arritja e suksesit të mbylljes së procesit të ratifikimit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i dedikohet përkatësisë dhe orientimit euroatlantik të shqiptarëve, të cilat gjetën mundësinë të promovohen dhe shkojnë drejt realizimit vetëm pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri''. Ndër të tjera, kreu i PLL këtë sukses ia ka dedikuar edhe maxhorancës qeverisëse, e cila sipas Spahiut ka dëshmuar me prova vullnetin e qartë politik për realizimin e reformave, plotësimin e standardeve dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Aleancë.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1