Rama: Do ju japim tapitë e shtëpive dhe jo Shaban-tapitë e Berishës
Turi me Vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim në Kamëz
Ditën e djeshme kryetari i PS Edi Rama në vijim të turit me vullnetarët e PS ka zhvilluar një takim në Kamëz. Në këtë takim Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha si njeri që ka lënë në mëshirë të fatit banorët që jetojnë në zonat informate. Kryetari i PS, Edi Rama, në turin e tij me "Vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim", ka shigjetuar kryeministrin Berisha, si njeriun kryesor që theu besimin e qytetarëve për sa i takon procesit të legalizimit, si një premtim i pambajtur prej tij. Sipas Ramës, 18 vjet me radhë të ardhurit e kësaj hapësire pa shtet, ia lanë fatin e tyre në dorë Sali Berishës, dhe 4 vjet pasi ri erdhi në pushtet për të dytën herë, Sali Berisha nuk ua ktheu, por ua theu besimin, duke e kthyer edhe procesin jetik të legalizimeve në një maskaradë politike papërgjegjshmërie, paaftësie dhe korrupsioni, duke përjashtuar pushtetin vendor nga ky proces i domosdoshëm, në mënyrë anti-kushtetuese. Kryetari i PS, Rama premtoi në këtë takim se me fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, të gjithë banorët e zonave përreth qyteteve të mëdha, do të marrin një tapi me vlerë për pasuritë e tyre të paluajtshme e për investimet e të ardhmes së tyre. "Unë jam këtu për t'i parë në sy përmes jush të gjithë të ardhurit që kanë ndërtuar themelet e së ardhmes të familjeve të tyre në shtëpitë pa leje rreth Tiranës dhe rreth të gjitha qyteteve të mëdha të vendit dhe për t'ju thënë se me fitoren e 28 qershorit, do të marr fund edhe pritja juaj. Qeveria jonë e bashkimit të ri, pa dallim feje, krahinë dhe ideje, do ta përfundojë legalizimin, jo duke u dhënë në dorë një Shaban-tapi, pa asnjë vlerë, por duke ju kthyer pasuritë tuaja të paluajtshme, duke e kthyer në pasurinë tuaj të paluajtshme, shtëpitë, që politikanët për interesa elektorale ua mbajnë peng tash 10 vjet,- u shpreh Rama. Për liderin e opozitës, me fitoren e 28 qershorit, do të fillojë edhe fundi i kaosit në hapësirat informale, ku PS do të investojë fuqimisht si asnjëherë më parë në të gjitha këto vite, për kanalizime, rrugë, ndriçim, për çerdhe, kopshte e shkolla, dhe do t'i integrojë këto hapësira në kryeqytet dhe në qytetet të tjera, sepse sipas Ramës, nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane në Tiranë dhe një Shqipëri mesjetare në Bathore, apo rreth qyteteve të tjera të vendit. Dy ditë më parë në lagjen e Kamzës, në bathore ka qenë i pranishëm dhe lideri i lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ai mori pjesë në mbështetje të protestës së banorëve të bathores, të cilët ankohen për ujë, drita, papunësi etj. Midis të tjerash, Meta tha se qeveria nuk ka mbajtur premtimet edhe për çështjen e legalizimeve. Duke iu drejtuar banorëve të bathores, Meta u shpreh se ju keni ardhur për një jetë më të mirë dhe asnjë nga ju nuk ka shtëpi të legalizuar. Kreu i LSI, Meta iu premtoi banorëve të bathores se me të ardhur në pushtet do ta vërë në jetë procesin e legalizimit të banesave.
Email This Klikime: 12