Brok: PS të respektojë rezolutën e PE

Tiranë, 12 shkurt, NOA- Kordinatori i Komisionit
të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, deklaroi sot se Partia
Socialiste duhet të pranojë rezolutën e Parlamentit Europian dhe të hyjë në
Kuvend. Zyra e shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, ka shpërndarë një deklaratë të
Brok, në të cilën ky i fundit ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve të 28
qershorit është pranuar dhe certifikuar nga organizatat ndërkombëtare.
Në zgjedhjet e fundit, organizatat ndërkombëtare
thanë se nuk kishte as manipulim as deformim të numërimit dhe rezultatit, ka
deklaruar Brok. Ky është qëndrimi i radhës që institucione dhe personalitete të
Parlamentit Europian mbajë në lidhje me situatën politike në vend.
Por nuk ka munguar dhe reagimi i PS-së për deklaratën
e kordiantorit, Brok. Në një qëndrim zyrat PS thekson se Brok është i keq
informuar nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli
xh/NOA