E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti incident me ministrin serb për Kosovën në Itali

Verona, 12 shkurt NOA- Pas deklaratës së
ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifit në forumin ekonomik të Veronës, se Kosova
është një vend tërheqës për investitorët e huaj, ministri serb i Tregtisë
Slobodan Milosavljeviç ka braktisur takimin.

Në përfundim të fjalimit të  Priftit, ministri serb i Tregtisë
Milosavljevi ka kërkuar të lexohej një deklaratë zyrtare në të cilën kërkohej
të respektohej rezoluta 1244 e OKB-së.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave të
Shqipërisë Dritan Prifti krahasoi disa herë Shqipërinë dhe shtetin e
vetëshpallur Kosovën si vende tërheqës për investitorët e huaj. Unë ndërpreva
konferencën dhe paraqita një protestë të fortë , ka thënë për mediat serbe,
ministri serb. Ai ka theksuar se Kosovës si shtet nuk ekziston në asnjë ligj
ndërkombëtar.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›