Beqja: ”Rritja e pensioneve, një vit me vonesë”
Nënsekretari për Programin Politik në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se rritja e premtuar e pensioneve në fakt po bëhet një vit me vonesë. Njëkohësisht, Beqja kërkoi një mbështetje më të madhe për prodhimin vendas bujqësor, si dhe më shumë fonde kompensuese për shtresat në nevojë. “Rritja e premtuar e pensioneve në muajin korrik 2008 mbulon vetëm efektet e vitit 2007. Në programin e ri të PS-së, skema e kafshatës do të zëvendësohet me zhvillimin e kohezionit social në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh kemi rritje të qëndrueshme të GDP-së me 5-6 për qind në vit, por kjo rritje nuk është shoqëruar me ulje të numrit të familjeve të varfëra”, - tha Beqja. Ai bëri publike kërkesën e Partisë Socialiste drejtuar qeverisë që të zbatojë këtë detyrim ligjor të neglizhuar prej dy vjetësh si dhe të mos presë pranverën e vitit 2009 për të reaguar ndaj situatës dramatike aktuale”, - tha Beqja. Nënsekretari për Programin Politik në PS, Ilir Beqja, tha se në programin e ri të PS-së skema e kafshatës do të zëvendësohet me zhvillimin e kohezionit social në shoqërinë shqiptare. “Në programin e ri të PS-së, rritja e qëndrueshme do të ketë si dimension kryesor rritjen e pjesëmarrjes në punë të shqiptarëve dhe rritjen e mirëqenies së çdo familjeje shqiptare”, - deklaroi ai.
15 Shkurt 2008