Beqja: Shqiptarët, ekonomia më keq se tre vjet më parë
Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë shqiptare si përgjegjëse për gjendjen ekonomike në vend. Nënsekretari për programin në PS, Ilir Beqja, tha se Kryeministri po rrëshqet në drejtim të paditur, sepse ekonomitë familjare shqiptare vuajnë më shumë se tre vjet më parë. “Paguajnë për energji 25% më. Të ardhurat që fitojnë nga puna e tyre, edhe pse e gjejnë me vështirësi, tatohen 5 – 7 herë më shumë se tri vite më parë”, - deklaroi Beqja duke vënë theksin të fakti se Kryeministri vazhdon ende të mashtrojë shqiptarët. “Ai nuk u thotë shqiptarëve se sa janë rritur pagat neto, me të cilat rrojnë shqiptarët. Inflacioni është shumë herë më i lartë se shifrat qeveritare. Sipas Kryeministrit, që të jetosh më lirë, duhet të hash shalqi e pjepër, të vetmet ushqime që kushtojnë më lirë se në dhjetor 2007”, - shtoi më tej Beqja. Më tej, gjatë deklaratës së tij, ai iu referua edhe problemeve që hasin bujqit shqiptarë pasi shërbimet bujqësore janë përherë e më të shtrenjta, ndërsa qasja në treg është krejt primitive.