Topi: Pasuritë e zyrtarëve, jashtë vendit
Presidenti Bamir Topi akuzoi dje politikanët se një pjesë e tyre i kanë pasuritë jashtë Shqipërisë dhe të padeklaruara. Kryetari i shtetit kritikoi faktin se ata po i shmangen detyrimit ligjor, duke refuzuar transparencën me deklarimin e pasurive. "Ne dëgjojmë që një pjesë e pasurive të zyrtarëve mund të jetë edhe jashtë Shqipërisë", - u shpreh Topi. Gjatë ceremonisë së 5-vjetorit të krijimit të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurisë, Presidenti tha se jo vetëm ndërkombëtarët, por edhe të gjitha burimet jopolitike tregojnë për një nivel të lartë korrupsioni në Shqipëri. Ai vuri në dukje se jo të gjitha këto burime jopolitike vazhdojnë të ngrenë ekzistencën e korrupsionit dhe të mentalitetit korruptiv të një numri zyrtarësh në të gjitha nivelet. Sipas tij, edhe ndërkombëtarët kanë shprehur tone kritike për këtë çështje. Në kushte të tilla ai apeloi për marrje masash, me qëllim që mos të jetë media ajo që të denoncojë rastet korruptive, por institucionet të cilat duhet t'i parandalojnë ato. “Unë mund t’ju them që raportet ndërkombëtare shpeshherë kanë konstatuar dhe kanë shprehur me tone kritike që në disa sektorë ka problematika ku korrupsioni është më i ndjeshëm, ashtu sikurse edhe vetë qytetarët, po bëhen gjithnjë e më shumë aktivë në kërkesat e tyre”, - tha z. Topi. Bamir Topi sulmoi faktin që gjatë këtij viti, 175 zyrtarë nuk kanë pranuar të deklarojnë pasuritë e tyre. Kreu i shtetit mbajti një fjalim me rastin e përvjetorit të ILKDP-së ku, mes të tjerash theksoi si shqetësim raportet e ndryshme, që evidentojnë korrupsionin e zyrtarëve. Një gjë e tillë, - vijoi ai, - është sa e dënueshme, aq edhe e papranueshme në logjikën e funksionimit të administratës dhe të shtetit. “Nga modele të tilla zyrtarësh është e kotë të presësh zbatimin e ligjit në raport me qytetarët. Pra, kur ata nuk janë koshientë për një detyrim, që është detyrim ligjor formal që duhet të jetë edhe moral, kur nuk janë në gjendje të përmbushim këtë detyrim minimal e të domosdoshëm ligjor për veten e tyre, atëherë çfarë mund të presë qytetari nga këta nëpunës që ata të jenë seriozë në plotësimin e detyrimeve, që ata kanë ndaj ligjit, ndaj shtetit dhe ndaj publikut”, - deklaroi Presidenti. Sipas z. Topi, edhe në rastin e mosdeklarimit të pasurive, ligji shkelet me të dyja këmbët. Ndaj ai kërkoi që të mos përsëritet më shembulli i 175 zyrtarëve që nuk deklaruan brenda afatit pasuritë e tyre. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive kishte dje 5-vjetorin e krijimit të tij. Ndërkohë që po dje Fatmira Laskaj, kryeinspektorja e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive mbaroi zyrtarisht mandatin e saj, pikërisht në 5-vjetorin e krijimit të këtij institucioni, zyrtarisht mandatin e saj. Edhe pse mandati i Fatmira Laskajt skadoi dje, Presidenti i vendit nuk ka dërguar ende në Kuvend dekretin për caktimin e kryeinspektorit të ri të lartë. Ligji lejon Laskajn të vijojë detyrën edhe për një mandat tjetër. Sipas procedurës, duhet që kreu i shtetit t’i dërgojë Kuvendit dy emra, i cili përmes votës së fshehtë do të bëjë zgjedhjen për kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.
Presidenti dekoron drejtuesit e ILKDP-së
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi dje drejtues të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në kuadër të ceremonisë së 5-vjetorit të krijimit të këtij institucioni. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit dekoroi Inspektoren e Përgjithshme, znj. Fatmira Laskaj, me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në krijimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si institucion i rëndësishëm për ndërtimin e një shteti demokratik, mbi baza ligjore”.
Gjithashtu, Presidenti Topi dekoroi dhe disa inspektorë të ILKDP-së, përkatësisht z. Ahmet Metaliaj, znj. Adela Tagani (Shkupi) dhe z. Shkëlqim Canaj, me motivacionin, "Për përkushtim e përgjegjësi të lartë dhe përballimin e një volumi të madh pune, në realizimin e detyrës”. Kryetarja e ILKDP-së, znj. Laskaj, pasi falënderoi Presidentin Topi për vlerësimin e lartë në kryerjen e detyrave të tyre në këtë institucion, garantoi se puna e këtij inspektorati do të vazhdojë edhe në të ardhmen me përgjegjshmëri dhe korrektësi për të arritur dimensione të reja.
Topi, firmë mbi disa ligje të qeverisë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje shpalljen e disa ligjeve të rëndësishme, të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit dekretoi shpalljen e ligjit "Për disa ndryshime në ligjin “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, “‘Për një ndryshim në ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me t뒔, “Për një ndryshim në ligjin ‘Për kriteret dhe mënyrën e shpërndarjes së pasurisë së personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjer뒔. Gjithashtu, Presidenti dekretoi dhe shpalljen e ligjit "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, “Për disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin “Për akcizat”, “Për sektorin e gazit natyror” etj.