E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, letër Topit për pasuesin e Laskajt

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkon Presidentit Bamir Topi, emrat për zëvendësimin e Fatmira Laskajt në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Nisur nga fakti se asaj do t’i përfundonte dje mandati, kryetarja e Parlamentit mësohet t’i ketë dërguar dy javë më parë kryetarit të shtetit një letër zyrtare. Përmes saj, i është kërkuar z. Topi që t’i paraqesë Parlamentit emrat që do konkurrojnë për kreun e ri të ILDP-së, pasi në datën 10 korrik përfundon mandati i znj. Laskaj. Por bëhet e ditur se Presidenti nuk i ka kthyer ende asnjë përgjigje kryetares së Kuvendit, duke pritur kështu skadimin e afatit të mandatit të Fatmira Laskaj. Ndërkohë që dje ky institucion festoi 5-vjetorin e krijimit të tij, ceremoni në të cilën mori pjesë dhe Presidenti Bamir Topi. Ky i fundit vlerësoi punën 5-vjeçare të znj. Laskaj, çka nuk e përjashton mundësinë që ajo të rikandidojë sërish për postin e kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Ligji ia jep këtë të drejtë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›