Berisha: Politika e re e PS-së, kthim në identitetin komunist
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar politikën e re të ndjekur nga lideri socialist në të gjithë territorin rural të vendit. Kreu i qeverisë u shpreh se politika e re nuk është gjë tjetër, veç kthimi në identitet në traditën e Partisë së Punës. Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, ku Kryeministri mori fjalën për të përshëndetur nënshkrimin e Protokollit të NATO-s, deputetët socialistë përfituan nga prania e tij dhe akuzuan familjen kryeministrore për korrupsion. Berisha nuk i komentoi këto akuza, pasi i cilësoi si pjesë e politikës së re. Ai u kërkoi deputetëve të majtë që të heqin dorë nga kjo politikë. “Me shpifje dhe trillime nuk do të mund të ecni asnjë milimetër para, përkundrazi. Po bëni si në të shkuarën tuaj. Mos harroni se propaganda e partisë që ju trashëgoni, ka qenë propaganda e megamashtrimit, e terrorit psikologjik. Hiqni dorë prej kësaj”, - tha Berisha. Ai mori shkas nga akuzat e socialistëve në sallën e Kuvendit. Kreu i mazhorancës komentoi edhe debatin e fundit politik mbi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ai e cilësoi pozicionimin e PS-së në këtë debat si jo korrekt. “Ky burri që është këtu (Pandeli Majko), ka dorëzuar ligjin e dosjeve, por pastaj e përmbysi atë duke i thënë antikushtetues. Politika e re është faktuar katërciptërisht si politika e trillimeve, shpifjeve dhe e3 mashtrimeve”, - tha ai.
Akuza
Berisha foli edhe në lidhje me akuzat që deputetët e majtë hidhnin në distancë ndaj tij në momentin kur po fliste në Kuvend. “Edhe një që patët pro rrugës Durrës - Kukës (Pandeli Majko), e shkarkuat nga kryetar grupi”, - tha Berisha. Akuzat në distancë përmendën edhe tragjedinë e Gërdecit, por Berisha tha se “zbatova ligjin që kishit miratuar ju”. “Ajo që kam deklaruar është se Kryeministri ka pasur zero dijeni. Ajo është një e vërtetë e pamohueshme dhe askush nuk mund të faktojë gjë tjetër. Ju ulërini se Kryeministri kishte dijeni, sepse ashtu ju leverdis, po ja se Kryeministri nuk ka pasur dijeni, pasi ka zbatuar ligjin që keni votuar. Me ligjin tuaj keni përjashtuar Kryeministrin. Sali Berisha nuk kishte dijeni”, - tha më tej për këtë çështje kreu i qeverisë.
Opozita
“Nëse keni qenë të sinqertë ju dhe ministri i Jashtëm dje, në Bruksel kur u angazhuat për të bërë reforma, reformat nuk mund të bëhen vetëm. Nëse keni menduar që t’i bëni vetëm dhe t’i quani reforma, vazhdoni t’i bëni, por po ju them për herë të fundit, që kjo opozitë nuk do të pranojë të bëhet koperturë as në sallën e Parlamentit dhe as jashtë tij, për sa kohë që ju dhunoni fjalën e lirë, për sa kohë që ju shpërfillni kërkesat e opozitës”, - kështu do të deklaronte kryetarja e grupit kuvendor socialist në Kuvend që të nxiste reagimin e Kryeministrit Berisha. Kjo akuzë e Valentina Leskajt erdhi pas fjalimit të Berishës për nënshkrimin e Protokollit të NATO-s, të cilin ai e cilësoi historik. Në këtë moment, Berisha u shpreh se opozita duhet të distancohet nga e kaluara e saj. Ai tha se “kam respektuar opozitën pasi është shtylla e demokracisë dhe e respektoj ende”. Pas këtij debati, Berisha u largua nga salla, por deputetët e majtë kërkuan vazhdimin e këtij debati. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, nuk lëvizi për një kohë të gjatë nga foltorja e Kuvendit, pasi kërkonte fjalën për të akuzuar Kryeministrin, por kryetari i seancës, Fatos Beja, vazhdoi me rendin e ditës.
Protokolli i NATO-s, Berisha falënderon të gjithë
Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së djeshme në Kuvend, falënderoi të gjithë faktorët politikë dhe jo politikë në vend për mbështetjen e reformave në vend që bënë të mundur nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit në NATO. “Meritë ka Parlamenti, i cili votoi me frymë konsensuale reforma të mëdha, që bindën vendet anëtare për seriozitetin e këtij institucioni për arritjen e standardeve. Meritë kanë ata që e shndërruan Shqipërinë në një vend të sigurt duke luftuar krimin e organizuar dhe duke dënuar bandat kriminale. Meritë kanë ata që zhvilluan një luftë të suksesshme ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesave, si dhe një luftë efiçente ndaj kontrabandës. Ata faktuan se ky vend është serioz në reformat që ndërmerr dhe i konsideron jetike për qytetarët e saj. Kjo qeveri është në një valë me vullnetin e hekurt të qytetarëve shqiptarë për të qenë pjesë e aleancës së lirisë. Firma e djeshme është firmë sigurie për shqiptarët, është votëbesimi i reformave që një qeveri ka ndërmarrë ndonjëherë”, - tha Kryeministri Berisha.
Kryetari i Kuvendit boshnjak, Topallit: Shqipëria, model suksesi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vazhdoi ditën e djeshme vizitën e saj në Bosnjë-Hercegovinë ku u takua me homologun e saj, Niko Lozançiç. Gjatë konferencës për shtyp, Kryetari Niko Lozançiç tha për mediat se Shqipëria është një vend model në rajon i cili duhet të ndiqet. “Vlerësimi që Bashkimi Evropian i ka bërë Shqipërisë, e bën atë një model suksesi për Bosnje-Hercegovinën dhe të gjitha vendet e rajonit, të cilat mund të përfitojnë nga përvoja juaj në reformat e guximshme e me kurajo që keni ndërmarrë”, - tha Lozançiç. “Jam e bindur që vendet tona, kaq afër gjeografikisht, do të kenë bashkëpunim edhe më intensiv, ndaj edhe e vlerësoj shumë ftesën tuaj. Vizita e Presidentit tuaj në Shqipëri ishte shumë e rëndësishme dhe ne duhet të inkurajojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Të dy vendet tona kanë të njëjtat objektiva dhe ecin në të njëjtën perspektivë, por së pari duhet të integrohemi mes nesh si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit përshpejton integrimin në BE”, - tha Kryetarja Topalli. Biseda u ndal edhe në liberalizimin e vizave, ku dy homologët ndanë mendimin se në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë në fazën e negociatave për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian, së pari duhet të harmonizojnë nismat për liberalizimin e vizave mes vendeve të rajonit. Gjatë takimit u konfirmua se Bosnje-Hercegovina dhe Shqipëria do të forcojnë më tej bashkëpunimin ekonomik, të inkurajojnë investitorët për bashkëpunim reciprok e do të rrisin marrëdhëniet politike në nivelin më të lartë si dy vende në të njëjtën perspektivë rajonale. “Ne vlerësojmë progresin e Shqipërisë, - vijoi ai - dhe mbështesim çdo hap pozitiv që secili prej vende të Ballkanit Perëndimor bën drejt BE-së. Ju përgëzoj për ratifikimin e MSA-së në shumicën e vendeve anëtare dhe për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Ju nënshkruat Protokollin për Anëtarësim në NATO dhe kjo është shumë e rëndësishme edhe për vendet e tjera të rajonit. Dy vendet tona, në bashkëpunim edhe me vendet e rajonit, duhet të unifikojnë përpjekjet për ndryshimin e perceptimit për Ballkanin”, - tha Kryetari i Kuvendit boshnjak. “Shqipëria nënshkroi MSA-në dy vjet më parë dhe shpresojmë të përmbyllim këtë fazë deri në fund të tetorit. Edhe nënshkrimi i MSA-së nga vendi juaj është një hap i rëndësishëm për ju dhe për rajonin dhe unë uroj ta ratifikoni atë sa më shpejt”, - tha Topalli.
Shqipëria do të ketë sistemin e adresave si në Holandë
Kuvendi miratoi ditën e djeshme projektligjin për “sistemin e adresave”, i cili do të modernizojë sistemin aktual. Sipas këtij projektligji, sistemi i adresave që do të zbatohet në Shqipëri do të jetë i ngjashëm me atë holandez. Pas vitit ‘91 Shqipëria u përfshi nga ndërtime pa fund që shkaktuan mungesën e sistemit të adresave, duke përfshirë si regjistrimin e banesave, familjeve dhe të popullsisë. Realizimi i sistemit të adresave është një nga premtimet e qeverisë aktuale. Me këtë ligj të ri, shqiptarët do të kenë një sistem të ri adresash, më të thjeshtë dhe më praktik duke bërë të mundur që komunikimi postar dhe jo vetëm, të jetë më efikas.