Beqja: Të kompensohen banorët e përmbytur
“Në kushtet kur niveli i ujit në diga i afrohej frikshëm nivelit maksimal të lejuar, madje edhe e tejkalonte atë, vendi ynë në vend që të eksportonte energji për të shmangur përmbytjen, bënte të kundërtën. Importonte energji, rriste edhe më shumë nivelet në kaskada, çka sigurisht do të sillte më pas të pashmangshmen: Përmbytjen e qindra familjeve, shkatërrimin e qindra shtëpive, tokave të punuara, produkteve bujqësore dhe gjësë së gjallë”, tha deputeti Ilir Beqja. Ashtu sikurse ka theksuar edhe më parë, Beqja ka kërkuar në emër të partisë së tij, që banorët e prekur nga fatkeqësia duhet të kompensohet me para në dorë.