LSI, Pesha: Rama po prish imazhin e kombit
“Ndërkohë që nuk denjoi të prishte rehatin e vet në hotelet e shtrenjta të Dubait ditët e para të përmbytjes, pasi tentoi të prodhonte një skenar makabër kaosi dhe anarkie duke marrë në telefon qytetarët shkodranë e duke tentuar të fuste panik ndër ta, po na ofron sot çdo ditë me paturpësinë më të madhe videoklipe majë varkave, duke treguar edhe një herë se nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie ndaj kësaj fatkeqësie dhe ndaj halleve të njerëzve por për të është thjesht show mediatik i rradhës”, tha zëvendëssekretari i Përgjithshëm, i LSI-së, Besjan Pesha.Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve që të “mos ta marrin seriozisht këtë njeri të paqendrueshëm, i cili jo vetëm është duke tentuar të na prishë imazhin të gjithëve si komb por edhe tenton me çdo kusht të nxjerrë përfitime aty ku ka vend vetëm për humanizëm dhe solidaritet”.