PS, Dade: Berisha të ulet në negociata
Partia Socialiste kerkon angazhimin e kreut te mazhorances Sali Berishes per t’u ulur ne tavolinen e sugjeruar nga Keshilli i Europes. Ne thirjen e saj sekretarja per marredheniet me jashte ne Partine Socialiste Arta Dade nuk la pa përmendur edhe viziten paralele te Ben Blushit ne Bruksel si te sponsorizuar nga Partia Demokratike.
“Më lejoni të ripërsëris seriozitetin dhe angazhimin e Partisë
Socialiste për daljen nga kriza gjithë dimensionale ku është zhytur
vendi, krizë e cila evidentohet mëse një herë në rezolutën e kaluar së
fundmi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Kjo krizë ka
mbërthyer jo vetëm vëmendjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, por i ka
detyruar ata që me seriozitetin përkatës të angazhohen duke ofruar
formulën për daljen nga kriza. Unë i bëj thirrje Sali Berishës t'iu
përgjigjet atyre me të njëjtin seriozitet dhe të mos pengojë dialogun me
sponsorizime opozitarësh që flasin gjuhën e tij dhe as me lojëra
fjalësh, por të shprehet publikisht për tryezën e presidentit, për të
cilën ne jemi gati” tha Dade.
Socialistet shprehen dje gatishmerine e tyre per negociuar ne nje tryeze
te organizuar nga presidenti Bamir topi ashtu sic këshillohen palet
politike ne rezoluten e KE-se.
Dorian Kodra
< I mëparshmi