E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat; Operacioni “Kalaja”, në pranga tutorja dhe një 19-vjeçare



Policia e Beratit ka arrestuar një 36-vjeçare, e cila akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Në prangat e uniformave blu ra dhe një 19-vjeçarje për ushtrim prostitucioni. Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë Berat, u krye operacioni i koduar “Kalaja”, në një nga motelet në periferi të qytetit. Në këtë operacion u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i Blerina Files (Kanani), 36 vjeçe, lindur dhe banuese në lagjen “Kushtrimi”. Sipas policisë, e arrestuara akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”. Sipas policisë, 36-vjeçarja ka shfrytëzuar një shtetase me inicialet M.D. 19-vjeçarja, lindur e banuese në lagjen “Donika Kastrioti”, në Berat, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “ushtrimit të prostitucionit”. Sipas burimeve, vajza përdorej në motel për prostitucion dhe tutorja e saj ishte pikërisht 36-vjeçarja që gjithashtu u vendos në pranga.

Korçë; Në pranga një person, për plagosje me thikë

Policia e Korçës ka arrestuar një person, pasi ai akuzohet për plagosje me dashje me mjete të mprehta. Në prangat e uniformave blu ra Marsel Demollari, banues në qytetin e Maliqit, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas informacioneve, arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Maliqit, në afërsi të lokalit “24-orëshi”, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Klodian Agolli, ai e ka qëlluar këtë të fundit me thikë. Si pasojë e goditjeve të marra, Agolli ka patur dëmtime të rënda trupore. Menjëherë ndaj tij është dhënë ndihma e parë, duke e transportuar atë në spitalin e Korçës. Aty i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar Demollarin në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës së rrethit, për të marrë masën e arrestit. Ai akuzohet për konsumim të veprës penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›