Tiranë; Një i vdekur dhe një i plagosur nga aksidentet
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura ditën e djeshme në Tiranë, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorëve, të cilët pasi shkaktuan këto aksidente, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve nga policia, 50-vjeçari Agim Shehu u përplas me makinë në afërsi të Shkollës Teknologjike dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Pak minuta më vonë, një tjetër automjet i paidentifikuar përplasi në tokë një 60-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka ngritur një grup pune për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.