Vullnetarë të PS japin ndihmë mjekësore falas
Vullnetarët e Partisë Socialiste, studentë të mjekësisë kanë qenë sërish në Kamzë për të ofruara shërbimin shëndetësor falas. Ata kanë ngritur çadra në të cilat janë ofruar shërbime shëndetësore parësore për banorët e komunitetit të Kamzës. Kjo nismë ka nisur ditën botërore të shëndetit, ku këta vullnetarë zgjodhën në formë simbolike të kryenin shërbim shëndetësor për banorët e periferisë, por duke parë interesin e madh të banorëve, kanë vendosur të vazhdojnë të kryejnë asistencë mjekësore falas për banorët në nevojë atje.
Deputeti Andis Harasani që ishte i pranishëm në këtë nismë, së bashku me studentët, duke iu referuar fjalëve të kryeministrit për mrekullinë e krijuar në Kamzë është shprehur se të vjen keq, që kur vjen dhe prek me dorë atë që Kryeministri aktual vetëm një javë më parë e quajti mrekulli ekonomike. Berisha tha që, edhe qyteti i Tiranës duhet të marrë shembull. Të vjen keq kur sheh njerëz të sëmurë, të cilët problemin madhor e kanë për të blerë ilaçet, të vizitohen, të blejnë faturën e energjisë elektrike, apo të rregullojnë shtëpitë, ku shihen fare mirë kushtet në të cilat jetojnë, u shpreh Harasani. Ai tha se PS së bashku me Vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim, se duke filluar nga kjo zonë dhe në të gjitha zonat e qarkut të Tiranës, po mundohen t'ju qëndrojmë sa më pranë atyre që kanë nevojë, duke treguar si një nga pikat kryesore të programit tone. Sipas tij, program, i cili do të fillojë të zbatohet që në 29 Qershor, pas fitores së zgjedhjeve, do të jetë mjekësia, pasi është prioritet kryesor së bashku me arsimin.