PSD prezanton Diana çulin si kandidate për deputete në Përmet
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi gjatë një takimi të djeshëm me strukturat e partisë në Përmet ka prezantuar si kandidate për deputete në këtë zonë Diana Çulin për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009.
Sipas Zyrës për shtyp të kësaj partie, kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi në një takim me strukturat e kësaj partie në Përmet ka bërë një ekspoze të gjendjes të rënduar ekonomike në vend dhe masat e menjëhershme që duhet të marrë qeveria për lehtësimin e efekteve të krizës që ka prekur të gjithë Shqipërinë. Gjinushi tha se Berisha nuk kujdeset për problemet e popullit, por trumbeton se nuk ka krizë për shqiptarët, duke mos marrë asnjë masë konkrete për lehtësim e situatës.