Berat, aksident automobilistik, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, të ndodhur ditën e sotme në rrethin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, ku nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë 59-vjeçari Nuri Zyka. 59-vjeçari udhëtonte me biçikletë dhe është goditur nga një motorr.
Edhe drejtuesi i motorrit, ka mbetur i plagosur lehtë nga ky aksident. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen, ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në spital. Uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e motorrit.