E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, aksidentohen 4 persona, arrestohet shqiptari

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga ana e policisë italiane, pasi ai akuzohet për vdekjen e katër personave. Media italiane informon se 35-vjeçari shqiptar ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, në Ovada të Italisë, ndërsa ka shkaktuar aksidentin automobilistik, ku kanë gjetur vdekjen 4 turistë francezë.

Shqiptari hetohej në gjendje të lirë për vrasje të fajshme, dhe drejtim në gjendje të dehur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›