Berat, bllokohen 2 mijë kg ushqime të skaduara
BERAT - Asgjësohen 2 mijë kilogramë ushqime të skaduara në Berat. Burime nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit bëjnë të ditur se për parandalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik kanë kryer një kontroll në të gjitha pikat e prodhimit e tregtimit. Gjatë kontrollit u konstatua që në shumë pika tregtohen ushqime dhe produkte të skaduara. Shefi i sektorit të ushqimit pranë kësaj drejtorie, Ylmi Balliu, u shpreh se janë gjetur 2 mijë kg ushqime të skaduara, si miell, produkte të konservuara, mish i grirë, pije alkoolike dhe produkte me origjinë shtazore. Gjatë tre muajve të fundit janë kryer 419 kontrolle për cilësinë dhe sigurimin e ushqimeve. d.xh