E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, eksplozivi dëmton peshkun

 

BERAT - Peshku në kënetën e Thanës rrezikohet nga infeksionet kancerogjene, të cilat shfaqen nga shpërthimet e shumta të lëndëve plasëse. Specialisti i firmës “Fiori” në Thanë, Elmas Korraqe pohoi se, gjendja në këtë rezervat peshku është në rrezik. Sipas tij, nga shpërthimet e dinamitit peshku është me infeksion. Ai pohoi se ka shumë persona, që kryejnë gjueti të pa ligjshme dhe autoritetet ligjore nuk ndërhyjnë për të parandaluar këtë fenomen. “Disa herë kemi kërkuar ndihmën e policisë. Ata na kanë ardhur në ndihmë, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme. Një sasi e madhe peshku është gjetur i ngordhur në breg të kënetës. Nga analizat që ne kemi bërë, peshku ka dalë me infeksion nga plagët e marra prej shpërthimeve të lëndëve plasëse, tha Korraqe. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›