E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombola, rrezikohen banesat

 

LUSHNJE - Shpërthimi i një bombole gazi në një familje në qytetin e Lushnjës ka përhapur panik dhe frikë tek pjesëtarët e 15 familjeve, që janë në të njëjtën çati. Burime nga komisariati i policisë pohojnë se, ngjarja ndodhi në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjës, në shtëpinë e Lulzime Kallejxhiut. Gruaja ndodhej në shtëpi bashkë me vajzën 3 vjeçe kur ka ndezur bombolën për të vënë një tenxhere me ujë. Papritur ka ndjerë erë gaz dhe shumë shpejt nga bombola kanë shpërthyer flakët. Me shpejtësi e ka kapur bombolën duke e hedhur në oborr, ku dhe ndodhi shpërthimi, duke shpëtuar nga zjarri banesat. Sipas ekspertëve në vendngjarje, shkak i shpërthimit ka qenë amortizimi i bombolës së gazit.          m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›