E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, nis asfaltimi i korridorit Durrës-Kukës

 

KUKES - Hidhet asfalti i parë në një pjesë të segmentit të korridorit Durrës–Kukës. Puna ka nisur të mërkurën mbi kampingun e punëtorëve në fshatin Kolsh, në daljen veriore të tunelit të Kalimashit. Specialistët e firmës “Becthel & Enka”, mbajtën premtimin se në vjeshtë do të nisnin asfaltimin e parë. Në të njëjtën ditë është vënë dhe një panel në urën më të lartë të gjithë segmentit, në dalje të tunelit të Kalimashit, që është 87 metra e lartë. Asfaltimi është bërë në dy korsi, pasi në dy të tjerat qarkullojnë aktualisht automjete nga kampingu në drejtim të tunelit. Sakaq, thellësia e tunelit në dy galeritë ka arritur mbi 2 mijë metra. Llogaritet që të kenë mbetur dhe 900 metra shpim në dy drejtimet, ku më pas do të bëhet dhe takimi në thellësi të tokës. Gjatësia e tunelit është 5,5 km me dy galeri secila dy kalimëshe. j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›