Greqia lë jashtë aeroportit avionin e kreut maqedonas
Incidentet mes Shkupit dhe Athinës vazhdojnë dhe dje kanë prekur elitën më të lartë politikë, Presidencën.
Presidentit Branko Cërvenkovski e ka anuluar pjesëmarrjen në samitin rajonal në Athinë, për shkak se autoritetet greke nuk kanë lejuar uljen e avionit shtetëror. Sipas njoftimit të zyrës së Presidentit, autoritetet greke nuk lejuan uljen e avionit, për shkak se ai mban flamurin e shtetit të Maqedonisë. Zyra e Greqisë në Shkup e ka informuar kabinetin e Cërvenkovskit se nuk lejohet zbritja e avionit shtetëror, dhe ka ofruar që për uljen në Athinë të shfrytëzohen aeroplanë të tjerë, e jo ato me simbole të Maqedonisë. "Ky veprim i autoriteteve greke është në kundërshtim me normat dhe parimet ndërkombëtare dhe nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore, dhe angazhimeve për ndarjen e vlerave të përbashkëta evropiane dhe demokratike", ka vlerësuar Presidenti maqedonas. Kabineti i tij bëri të ditur se ndalesa për ulje të aeroplanit shtetëror është për arsye të njëjta, për shkak të cilave autoritetet greke ndaluan fluturime dhe ulje në territorin grek të aeroplanëve të kompanisë private maqedonase "MAT". Pala maqedonase për vendimin është informuar nga zyra greke për lidhje në Shkup, e cila ka ofruar mënyra të tjera për mbërritjen e Cërvenkovskit në Athinë, por që janë hedhur poshtë si të papranueshme. Kryetari Cërvenkovski duhet të marrë pjesë në forumin tradicional të Kombeve të Bashkuara për menaxhimin e resurseve ujore në rajon, që javën e ardhshme do të mbahet në Athinë. Forumi kushtuar menaxhimit të resurseve ujore në Evropën Juglindore mbahet çdo dy vjet dhe nuk është me iniciativë greke. Ftesën për pjesëmarrje në këtë samit kryetarit Cërvenkovski ia ka dërguar shefi i shtetit grek Karolos Papulas dhe drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s Koiçiro Macura, i cili është organizator i samitit. Në një deklaratë të mëpasshme Shkupi zyrtar e ka vlerësuar si provokimin e radhës mosdhënien e lejes nga autoritetet greke për uljen në Athinë të avionit shtetëror me të cilin udhëtonte Presidenti Branko Cërvenkosvski. Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë maqedonase e ka vlerësuar këtë procedurë si provokimin e radhës nga autoritete greke dhe si kërcënim për të detyruar Maqedoninë të pranojë kompromisin e ofruar prej tyre për emrin kushtetues të republikës. "Kjo taktikë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e suksesshme. Bëhet fjalë për një akt të turpshëm që nuk i takon një shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së", tha zëdhënësi Ivica Bocevski.
Ahmeti-Thaçi, jo bashkëpunimit
Liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, kanë përjashtuar mundësinë për bashkëpunimin eventual të partive të tyre rreth përbërjes së Qeverisë së re të Maqedonisë. Në deklaratat e ndara telefonike në "Top Channel", ata dolën me qëndrime se nuk është i mundshëm bashkëpunimi mes partive të tyre në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë. Ahmeti deklaroi se, të dielën zgjedhjet janë përgjakur dhe me këtë rast akuzoi MPB-në për veprimin e policisë paralele. "MPB-ja është vendi ku mund të ndizet fitili i paqes ose i trazirave", theksoi Ahmeti, i cili me këtë rast akuzoi Thaçin dhe PDSH-në për trazirat. Qëndrim të kundërt dha lideri i PDSH-së Thaçi, i cili akuzoi Ahmetin se ka organizuar trazirat dhe të shtënat gjatë zgjedhjeve.