E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, kapet maniaku i çantave e varëseve

 

BERAT- Ishte kthyer në tmerrin e grave dhe të fëmijëve, arrestohet 25- vjeçari. Pas denoncimeve të shumta të mbërritura pranë Drejtorisë së Policisë në Berat nga gra dhe fëmijë, të cilët ishin sulmuar në rrugët e qytetit e më pas ishin grabitur nga dhunuesi, policia është vënë në kërkim të autorit të këtyre ngjarjeve. Dhunuesi, i cili ishte njëkohësisht edhe përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, prej më shumë se një muaji grabiste çanta, rrëmbente varëset e floririt të njerëzve nga qafa, celularë e portofola në rrugët e qytetit, dhe kur haste prej tyre rezistencë i qëllonte me grushta e shqelma, duke i shtrirë përtokë. Kanë qenë të dëmtuarit ata që kanë bërë edhe denoncimet përkatëse në polici, duke dhënë njëkohësisht edhe një identikit të autorit të këtyre grabitjeve, gjë që solli edhe prangosjen e tij. Ardian Veleshnja, 25-vjeç,lindur dhe banues në Berat, është ndaluar nga policia gjatë një përpjekjeje për të këmbyer në tregun e këmbimit valutor të qytetit një kartëmonedhë false prej 50 euro-sh. Më pas, në bazë të identikitit të dhënë nga të dëmtuarit është shoqëruar si i dyshuari i grabitjeve me dhunë të ndodhura prej një muaji në qytet. 25-vjeçari Veleshnja, pasi është identifikuar nga viktimat, gra dhe fëmijë të dhunuar, si autori i grabitjes së tyre, është detyruar të pranojë akuzën e ngritur ndaj tij. I riu ishte kryer në tmerrin e qytetarëve të cilët i sulmonte gjatë rrugës në momentin që ata ndodheshin të vetëm.                        d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›