E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, kapet me drogë, arrestohet 21 vjeçari

Një 21- vjeçar nga qyteti i Beratit ka përfunduar në pranga, pasi iu bllokua një sasi kanabis stativa. Burime të komisariatit të policisë së këtij qyteti bëjnë me dije se rreth orës 22: 00 të mbrëmjes së premte është bërë arrestimi i Valdet Hasantare, lindur dhe banues në lagjen Barikadë të këtij qyteti. Policia bëri të ditur se pasditen e së premtes është marrë informacioni në rrugë operative se 21- vjeçari shpërndante lëndë narkotike në lagjen Kala të këtij qyteti. Sektori i Luftës Kundër Narkotikëve së bashku me uniformat blu kanë organizuar punën dhe rreth orës 22:00 kanë ushtruar një kontroll në lagjen Kala. 21- vjeçari është ndaluar në vendin e quajtur Lapidari ku dhe nga kontrolli fizik që i është ushtuar është gjetur një sasi prej 17 gram lënde kanabis stativa. Uniformat blu mësohet se bënë menjëherë arrestimin e tij, i cili është shoqëruar në dhomat e paraburgimit për tu përballur me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›