Berat, makina del nga rruga plagoset rëndë 7 vjecari
BERAT- Ulja e temperaturave dhe ngricat në rrugë janë bërë shkak i një aksidenti mëngjesin e sotëm në fshatin Kutalli të Beratit, ku një 7 vjecar që kalonte me të ëmën anës rrugës ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa është plagosur edhe nëna e tij. Furgoni me pasagjerë i linjës Fier-Berat ishte nisur nga Fieri në drejtim të Beratit kur akulli në rrugë në dalje të fshatit Kutalli ka bërë që ai të devijoë drejtimin duke përfunduar jashtë rrugës. Pas daljes nga rruga furgoni u përplas në troturar e më pas në murin anës rrugës ku po kalonte vogëlushi 7 vjecar me iniciale K.K me nënë e tij të cilët mbetën të plagosur. Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak i aksidentit ka qënë akulli në rrugë, ndërsa është kërkuar më shumë vëmëndje nga drejtuesit e mjeteve.(m.a/News24/BalkanWeb)