Berat, makina në Osum, dy të vdekur
Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky ka qenë bilanci më i fundit tragjik i një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin rrugor Berat-Përmet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur Kudret Oboni, 31 vjeç dhe Klodian Vrapi, 21 vjeç, që të dy lindur e banues në Berat. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur 22-vjeçari Skënder Vrapi, i cili nuk ka lidhje familjare me Klodianin. Policia tha se drejtuesi i mjetit, Kudret Oboni, banues në lagjen “30-vjetori” të Beratit besohet të ketë shkaktuar aksidentin fatal nga humbja e kontrollit në rrethana të paqarta. Por dyshimet kryesore të policisë bien mbi konsumin e pijeve alkoolike. Sipas të dhënave policore, Oboni dhe dy djemtë e tjerë, banorë të lagjes “Jani Vruho” në Berat, ndodheshin gjatë mbrëmjes dhe deri në orën 02:30 të mëngjesit të djeshëm në një lokal në dalje të Beratit, ku kanë konsumuar sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike.
Sipas hetimeve, dyshohet se kur i janë drejtuar qytetit për të shkuar në banesat e tyre, pranë Toponicës, fuoristrada që drejtonte Oboni doli nga rruga dhe ka rënë në lumin Osum, ashtu sikundër rreth dy vjet më parë kur në të njëjtin vend, dy persona gjetën vdekjen dhe një i tretë u plagos në një tjetër aksident të ngjashëm.